Protestuesit i kërkuan largimin, Sali Berisha merr vendimin për politikën

Kreu i PD-së, Sali Berisha,

ka refuzuar kërkesën e protestuesve për t’u larguar nga politika aktive, gjatë një deklarate nga oborri i Kuvendit.

“Kjo nuk ndodh kurrë, është absurde. Kjo do të thotë të forcosh Edi Ramën dhe të lash dorën e tij të zezë. Lëpirësit dhe puthadorët e Ramës thonë ashtu. Të na krahasosh ne të dy është të krahasosh ditën me natën. Tani ka një opozitë të vërtetë”, tha ai.