Në një postim të fundit në Instagram, Rozana Radi ka reaguar fuqishëm ndaj akuzave dhe thashethemeve të fundit që kanë qarkulluar rreth saj. Këngëtarja ka vendosur të flasë hapur duke i quajtur pretendimet e përhapura si shpifje dhe kërcënon me masa ligjore.
Rozana, e njohur për qëndrimin e saj të fortë publik, thekson se çdo përhapës i lajmeve të pavërteta do të duhet të ballafaqohet me drejtësinë. “Për këdo që tenton të dëmtojë emrin e imazhin tim, do të ketë kallëzim penal,” – deklaron ajo sigurt.
