Skandal me banoren e BBVK/ Fotot e saj “intime” dyshohet se iu dërguan familjarëve

Banorja e BBVK 5, Jona Krasniqi, është përfshirë në diskutime në TikTok pas rikthimit në vëmendje të komenteve fyese që i atribuohen asaj në një grup të mbyllur në Facebook. Në një video, ajo tregon se e administronte grupin me disa shoqe.

Sipas pretendimeve, në biseda janë fyer vajza dhe figura publike, mes tyre Leonita Xhaka, Doresa dhe Valdrina, bashkëshortja e banorit Valdet.

Në një reagim në emër të Jonës thuhet se grupi ishte krijuar mbi dhjetë vjet më parë për vajzat shqiptare në Gjermani, Austri dhe Zvicër, për të diskutuar pozitën dhe problemet e grave.

Reagimi thekson se Jona ka mbrojtur lirinë dhe pavarësinë e grave dhe pretendon se vetë ishte përballur me fyerje e fotografi të manipuluara përmes teknologjisë deepfake, të shpërndara edhe te familjarët e saj.