SKANDALl P Diddy dhe abuzimet se*suale, Heidi rrëfen historinë e ngjashme: Nisi..

Mbrëmjen e sotme ka startuar emisioni “Goca dhe Gra”. Në puntatën e sotme nuk ka mbetur pa u diskutuar dhe skandali i P.Diddy-t i cili dhe në vendin tonë është përfolur tepër shumë qoftë nga figura publike dhe jo vetëm.

Një prej moderatoreve të programit “Goca dhe Gra”, Heidi Baci, ka rrëfyer një histori të ngjashme me atë të skandalit të manjatit të hip hop-it.

Ajo tha se në shtetin fqinj, Itali, një biznesmen që organizonte parti akuzohet për abuzim seksual në të njëjtën mënyrë.

“Është pak e vështirë që një vip të shkojë në një club dhe të mos e dijë se si është atmosfera atje. Më duket e çuditshme që ta vip-a kanë shkuar dhe sot thonë nuk e dinim se si ishte. Është fare e lehtë të kuptosh situatën.

Për mendimin tim është një gjë që ndodh rrugës, degradon situata, droga, alkooli. Të gjithëve besoj ju ka rastisur. Në Itali ka pasur skandale, të një biznesmeni. Aty është parë vërtetë degradimi. Nga një parti normal, ka arritur në abuzim seksual të dy vajzave minorene”, tha Heidi Baci.