Kryeministri Edi Rama do të vizitojë të hënën
Austrinë, ku do të pritet me nderime ushtarake nga kancelari Christian Stocker, sipas mediave austriake.
Vizita vjen ndërsa studentët në Tiranë kërkojnë prej pesë ditësh dorëheqjen e tij, duke e akuzuar për korrupsion, rritje të kostos së jetesës dhe favorizim të oligarkëve të lidhur me pushtetin.
Rama ka përjashtuar dorëheqjen, duke deklaruar se do të vijojë punën për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. /LASPI.al