‘Vajza e madhe nuk është e imja biologjike…’ Banori i Big Brotherit hap zemrën për herë të parë ‘Ajo ma rrembeu zemrën që ne…’

Gjatë një bisede të sinqertë me Gertën në mëngjesin e sotëm, banori i “Big Brother VIP Albania,” Bernardi, ndau detaje nga jeta e tij private.

Ai foli për dashurinë e tij të pakushtëzuar ndaj vajzës së tij të parë, të cilën e ka adoptuar. “Ajo ma vodhi zemrën menjëherë,” tha ai, duke përshkruar momentin e veçantë që ndryshoi jetën e tij.

Bernardi gjithashtu ndau se është i divorcuar dhe ka edhe një vajzë biologjike, duke treguar një anë të ndjeshme të jetës së tij familjare.