VIDEO/ “Po më KERCENON”, “zgjohet” Alfio dhe paralajmëron këtë person: Ti do vuash!

Një ndër banorët më të kulturuar dhe të përmbajtur brenda shtëpisë së Big Brother Vip 3 është pikërisht kuzhinieri, Alfio Rrotani. Përgjatë këtyre ditëve në shtëpi ai s’ka treguar gjë tjetër përveçse qetësisë që e karakterizon.

Mirëpo, teksa të gjithë mendonim se Alfios i shkonte “vaj” muhabeti me të gjithë banorët e shtëpisë, është dashur dalja e tij në nominim që të “zgjohet nga gjumi” dhe të kujtohet se për çfarë është bërë pjesë e këtij formati, pra për lojë.

Së fundmi, ai ka debatuar me konkurrenten tjetër, Ilnisa Agollin të cilën e ka paralajmëruar se nëse ai do t’i shpëtojë eleminimit këtë të martë ajo do të “vuajë”.

Pjesë nga biseda:

Alfio: Shpreso mos rri këtu nesër sepse ti do e vush

Ilnisa: Kush do e vuajë, unë?

Alfio: Ti do e vuash

Ilnisa: Po më kërcënon?

Alfio: Ti do e vuash

Alfio: Nuk kërcënoj fare. E ke treguar veten shumë shpejt shumë më shpejt seç duhet

Ilnisa: Po më kërcënon ti mua?

Alfio: Po ti je vajzë si të të kërcënoj unë ty? Edhe atë tjetrin nuk e kërcënoj dot se nuk di të lidhë dy fjalë

© Credits instagram.com/bigbrotheralb_vip/