Xuxi plas ‘b*mbën’ ndaj Drilonit: Sarës i ka pëlqyer ky banor, mundet me ta marrë me një buzëqeshje

Tre banorët e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, Xuxi, Driloni dhe Leo kanë pasur një përplasje të ashpër me akuza e kundër akuza ndaj njëri-tjetrit.

Gjithçka nisi nga një aludim i Xuxit i cili i tha Drilonit se Sara ka pasur pëlqim për Leon qysh në fillim të qëndrimit brenda shtëpisë së BBVK3.
Teksa u shpreh i bindur ai i tha atij se Leo mund t’ia marrë Sarën vetëm me një buzëqeshje.

“Me dasht ta merr Sarën nesër. Veç një buzëqeshje ta merr Sarën, parazitin. Se ajo vdes pas këtij , kallet, në dy javët e para e di çka i ka thënë këtij” i tha Xuxi.”

“A e din more sa na dojnë mu e Zarën me na pa bashkë jashtë, qysh bën be “pasha allahun” bën be në Allah thua Sara e do këtë”, u shpreh i habitur Driloni.

Deklaratën bombë të Xuxit e ‘konfirmoi’ edhe vet Leo i cili u shpreh se të njëjtës i kishte penguar edhe afrimi me Lelën.

“Prej fillimit më ka pëlqyer, i ka penguar që kam nejt me Lelën më thojke ju nuk përshtateni anej-knej”, tha ai.

Me ironi ia ktheu Driloni, duke i thënë se mos është dashur që ai të shkoj tek Lela ndërsa Leo tek Sara, ndërsa pati një thirrje për Lelën.

“Unë u dasht me shku te Lela ky të Sara?! Uuuu tash po e kuptoj lojën vëlla, paskam bërë gabim. Hajt se Lelë kur të dal jashtë dalim në Komoran më afër, e ti dil me Sarën”, i tha Driloni, Leos.

“O idiot!” iu kthye më pas Xuxi.