Ylli botëror mbështet studentët shqiptarë: Ja çfarë bëri Angelina Jolie ndaj Ramës

Në rrjet po qarkullon një imazh që pretendohet se paraqet një Instagram Story nga profili i verifikuar i Angelina Jolie.

Materiali shfaq pamje protestash, flakë, forca policie dhe njerëz të përlotur, së bashku me flamurin shqiptar dhe mesazhin “ENOUGH” (Mjaft).

Përdoruesit e kanë interpretuar postimin e pretenduar si mbështetje për studentët që protestojnë në Tiranë dhe si kritikë ndaj situatës në Shqipëri.