ZYRTARE/ Kthesë në skandalin e videove të Adi Hilës: Shteti shqiptar merr vendimin që..

AMA ka bashkëpunuar me TikTok-un për heqjen e 45 publikimeve me materiale intime. Sipas kryetares Armela Krasniqi, vetëm këtë javë janë përpunuar 54 ankesa për rastin, ndërsa nëntë publikime vijojnë të shqyrtohen.

“Pas apelit publik që u bë nga emisioni ‘Tech Talk’, ne në fakt patëm fluks ankesash, të cilat vinin nga qytetarë, nga artistë të prekur, edhe nga shoqëri civile, nga disa organizata”, deklaroi Krasniqi për Top Channel.

“Nëse nga shkurti deri në fillim të tetorit kemi administruar në institucion 326 ankesa, nga të cilat 140 janë gjetur në shkelje dhe platforma ka hequr 112, për rastin në fjalë vetëm gjatë kësaj jave janë përpunuar 54 ankesa, të gjitha në shkelje të legjislacionit dhe Kodit të Transmetimit”, shpjegoi Krasniqi.

AMA u ka bërë thirrje qytetarëve të raportojnë përmbajtje të ngjashme në “ama.gov.al” (https://ama.gov.al). Heqja e publikimeve nuk nënkupton fshirjen përfundimtare të videove nga interneti apo identifikimin e shpërndarësve. Hetimet për sigurimin dhe publikimin e materialeve u takojnë organeve ligjzbatuese.