“Sapo mësova se nesër do të ARRESTOHET”/ Ish-ministri zbulon banorin e parë të Big Brother VIP 3

Julian Deda është banori i parë i Big Brother VIP, shtëpisë më të famshme në vend.

Ka qenë ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, i cili përmes një postimi ngacmues në rrjetet sociale shkruan se: “Sapo mësova që nesër do të arrestohet Julian Deda”, koment ky që nënkupton izolimin total në të cilin vendosen banorët e këtij formati.

“Shërbimet e Policisë gjyqësore të Big Brother pritet ta ekzekutojnë vendimin menjëherë nesër ose maksimumi pasnesër”– përfundon Manjani.

Në kundërpërgjigje, aktori i mirënjohur shkruan me nota humoristike “mos harro më sill c igaret…!”

Koment të cilit Manjani i është përgjigjur me një shprehje të avokatit Maks Haxhia pas dhënies së vendimit burg për ish- ministrin Saimir Tahiri nga GJKKO “Viso, ço dy paketa atje”, e cila do të bëhej meme në rrjet.