‘Më ka ngelur peng…’ Ronaldo habit, tregon se si mund të kishte FITUAR BBV2 në përballje me LUIZ EJLLIN!

Moderatori i njohur, Ronaldo Sharka, ishte mëngjesin e kësaj të premte i ftuar në studion e emisionit “Wake Up”, ku foli pak rreth edicionit të tretë të “Big Brother VIP”.

Ish-banori i shtëpisë më të famshme në Shqipëri u shpreh se këtë vit për BB VIP 3 i ka pritshmëritë ndryshe!

Sipas Ronaldos, këtë vit banorët e rinj duhet që të sjellin gjëra ndryshe që publiku nuk i ka parë ndonjëherë.

Ai tha se kësaj radhe nuk dëshiron që të shohë një djalë që i shkon nga pas një gruaje, por të kundërtën, një grua që i shkon nga pas një mashkulli.

Por jo vetëm kaq, pasi Sharka shtoi se këtë vit dëshiron të shohë një lidhje dashurie mes dy vajzave apo dy djemve.

Madje tha se brenda shtëpisë së BB VIP 3 të ngjizet edhe një fëmijë.

Ndërkohë i pyetur nëse i ka ngelur peng diçka nga eksperienca e tij në “Big Brother VIP 2”, Ronaldo shprehet:

“Më ka ngelur peng vetëm një gjë, që nuk vazhdova atë në të cilën unë njihem në gazetari, ku më besoni se ndoshta do qeshni,

por nëse unë nuk do isha mbyllur aq shumë në emocione,

nuk do isha prekur aq shumë, nuk do isha aq shumë i ndjeshëm, unë mund të isha dhe fituesi i BBV2.

Mund të qeshni sa të doni tani, por duke njohur potencialin tim dhe sesa lëmsh mund ta bëja shtëpinë por dhe sesa poshtë mund ta vija dikë me argumente, mund ta fitoja BBV”.