Uaaa, ne menduam që gati po lind/ Kiara shuan kuriozitetin e ndjekësve dhe tregon sa muajshe shtatzënë është!

Pak javë më parë Kiara Tito dhe Luiz Ejlli bënë publike pritjen e ëmbël në mënyrën më të bukur, me anë të një videoklipi muzikor.

Prej atij momenti Kiara filloi ta shfaqte barkun e rrumbullakosur edhe në moderimin e “Fan Club” duke mos e fshehur më nën veshjet e gjëra.

Moderatorja ka qenë e hapur të ndajë me ndjekësit edhe përjetimet e pritjes së ëmbël, ndërsa sot ka treguar edhe sa javëshe shtatzënë është.

Me anë të një kolazhi fotosh, Kiara ka treguar se është 22 javëshe shtatzënë, pra rreth 5 muajshe.