Pak orë para fillimit të BBVIP3, flet për herë të parë Arbana: I uroj suksese m…

Vetëm pak orë na ndajnë nga nisja e edicionit të tretë të Big Brother VIP, i cili këtë vit vjen me shumë ndryshime duke nisur që nga moderatori. Këtë vit spektaklin nuk do e prezantojë Arbana Osmani, por Ledion Liço. Pak orë para spektaklit, Arbana ka bërë një postim ku shprehet falenderuese dhe mirënjohëse që ka pasur drejtimin e Big Brother.

Statusi i plote:

Sonte fillon aventura e BB Vip, një aventurë e jashtëzakonshme televizive, pjesë e së cilës kam patur fatin dhe privilegjin të jem për shumë vite me rradhë. Përjetë falenderuese dhe mirënjohëse Tanit që më zgjodhi atëherë kur besim te unë nuk kishte askush, dhe Lorit e Sares me të cilat vazhduam për dy vite të gozhdojmë shqiptarët para ekranit për muaj me rradhe duke bërë bashkë gjithë familjen.

Shume suksese sonte mikut tim te vjeter @mr.ledionlico i dhe gocave te mia @lorinamixha @kristina.mere @petrina.gorica, you’ll do great, as always:) E në fund faleminderit juve, ndjekësve të mi, për te gjithë vleresimin dhe dashamiresinë karshi meje. Ju lexoj dhe ju shoh gjithmonë. Ju dua