“Kam rënë në DASHURI me…”/, Meri Shehu habit të gjithë, i bën publike ndjenjat për këtë banor

Astrologia e njohur, Meri Shehu, e cila është një prej banorëve të “Big Brother VIP 3”, i ka habitur të gjithë me një deklaratë që ka bërë mëngjesin e sotëm.

Teksa përgatisnin mëngjesin, Meri ka thënë “unë kam rënë në dashuri me Bardhin, mbaroj”, referuar këngëtarit të njohur nga Maqedonia, i cili po ashtu është një prej banorëve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Deklarata e Merit shkaktoi të qeshura te banorët, të cilët e kaluan me sportivitet situatën.

Meri: Unë kam rënë në dashuri me Bardhin, mbaroj.

Meri: E zgjodha, e zgjodhaaaa! (qesh)

Kujtojmë se Bardhi iu bashkua shtëpisë së “Big Brother VIP” 3, mbrëmjen e djeshme, së bashku më 5 banorët të tjerë, ish-futbollistin Klodian Duro, balerinin Albi Nako, këngëtaren Arta Kabashi, Fation Kuqarin dhe Dea Vierin.