Nuk paska faj Ermali, Luizi qenka nxituar? Aktori sqaron deklaratën e BUJSHME që bëri për Luizin ‘Nuk i thashë që…’

“Ishte aktor i mirë. Mu duk aktor më i mirë se këngëtar. Kishte shumë talent”, kështu ishte shprehur aktori Ermal Mamaqi para një kohe në emisionin “Më lër të flas”, teksa po komentonte Luiz Ejllin si aktor në filmin “Në kuadër të dashurisë”.

Aktori Ermal Mamaqi, ishte mëngjesin e sotëm i ftuar në studion e emisionit “Wake Up”, ku ndër të tjera e ngacmuan edhe në lidhje me deklaratat e Luizit.

Ai u shpreh se deri te pjesa “është shkrimtar më i mirë se humorist” është “ok”.

Mamaqi shtoi se Luizi bëri një goditje poshtë brezit me historinë që ka treguar.

“Luizi bëri një goditje poshtë brezit me këtë histori që tregoi. Por unë kam thënë diçka të sinqertë”, tha Ermali.

I pyetur se ‘ai e ka marrë sikur e ke tallur’, Mamaqi u shpreh se ai nuk ka thënë se nuk di të këndojë.

“Mua më pyetën nëse më pëlqeu si aktor në film. Po më ka pëlqyer dhe po flas seriozisht. Nuk i kam ndjekur shumë këngët e tij. Më vjen keq”, tha Ermali.