Albin Kurti viziton qytetaren që u Iëndua dje nga shembja e kulmit të Komunës, është motra e deputetes së njohur

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, bashkë me Arben Vitinë, ministër i Shëndetësisë, e kanë vizituar qytetaren e lënduar nga rënia e kulmit të objektit të Komunës së Prishtinës.

Kurti e Vitia e kanë vizituar qytetaren e cila po trajtohet në QKUK, e cila është motra e deputetes së VV-së, Fjolla Ujkani.

Ndryshe, qytetarja po vazhdon të trajtohen në repartin e Mjekimit Intenziv Qendror në QKUK, ku i është nënshtruar edhe një operacioni kirurgjik.