Opaa.. ‘Do futem në shkurt’, këngëtarin e njohur do e shohim në Big Brother VIP

Mediat kanë aluduar shumë për pjesëmarrjen e këngëtarit

Sardi Strugah në “Big Brother VIP 3”.

Ditën e sotme i ftuar në “Wake up”, ai e la të hapur si mundësi duke thënë se mund të futet në shkurt.

“Në portale e kam parë dhe unë emrin tim. Fillimisht kanë filluar aty dhe edhe prindërit e mi nuk e besonin që nuk do të futesha. Isha me pushime dhe ata menduan se isha tek kjo pjesa që izolohesh para se të futesh. Atë ditë kur filloi, shkova me vonesë në shtëpi dhe kur shkova unë ishin shumë të mërzitur dhe pastaj u lehtësuan. Do ta pëlqeja shumë si eksperiencë, por nuk do të futesha në këtë pikë. Por mund të futem dhe në shkurt, po e lë të hapur…”, tha Sardi.