Këngëtarja serbe 28-vjeçe RREZOHET nga kati i 24-të i ndërtesës në Dubai

Këngëtarja e re dhe premtuese Andriana Lazic vdiq tragjikisht më 10 janar pasi u rrëzua nga kati i 24-të i një ndërtese në Dubai, raportojnë mediat serbe.

Vajza e re nga Bjelina, Republika Srpska, më 7 janar shkoi në Dubai me miqtë e saj dhe tre ditë më vonë humbi jetën në një aksident.

Andriana ishte në fillimet e karrierës së saj si këngëtare dhe para se të nisej për në udhëtim ka bërë dy këngë të cilat i ka incizuar me kompozitorin e njohur Goran Ratkoviq dhe të cilat së shpejti do të publikoheshin.