Familjarët e 16 vjeçares flasin për marrëdhënien me KlRURGUN: Ishim..

Familjarët e vajzës 16-vjeçare që kryente marrëdhënie seksuale me kardiokirurgun Dervish Hasi janë shprehur se kanë qenë kundër marrëdhënies mes tyre, megjithëse nuk kanë mundur ta shkëpusin dot atë nga mjeku 42-vjeçar.

Ata janë shprehur se nuk kishin zgjidhje tjetër për shkak se vajza ishte e bindur në idetë që ia kishte ngulitur mjeku Hasi.

Megjithatë është e paqartë pse ata nuk e kanë denoncuar një veprim të tillë.

Vetë vajza e mitur ka thënë për hetuesit se nuk është detyruar nga ai dhe se ka qenë zgjedhje e saj e lirë.

Ndërkohë, 16-vjeçarja që është abuzuar seksualisht nga kardiokirurgu është marrë në mbrojtje nga shteti.

Hasi i cili rezulton të ketë tre gra, gjithashtu ka pretenduar para grupit të hetimit se çdo marrëdhënie ka qenë me konsensus. Teksa ata e konsideronin njëri- tjetrin si të martuar me hoxhë.

Hetimet e nisura nga Komisariati Nr.1 pas administrimit të një informacioni për marrëdhënien që 42-vjeçari kishte me të renë, çuan përballë efektivëve edhe 3 gratë e tij, për t’i marrë në pyetje.

Megjithatë burimet thanë se ato nuk kanë dhënë asnjë detaj mbi raportin. Hetuesit gjetën në telefonin e këtij të fundit edhe një video me përmbajtje erotike, mbi të cilën po kryhen verifikime të mëtejshme nëse ka pasur abuzime për përfitime materiale ndaj të resë.