Këngëtarja e famshme Kida tashmë ka zyrtarizuar marrëdhënien e saj gjatë natës së paharrueshme të ditëlindjes ku mori dhe propozimin e ëndrrave për martesë nga partneri i saj.
Por mesaduket dhe ky raport paska dramat e veta të mbartura prej fillmit, një raport që sipas thashethemeve ka nisur nga një tradhëti. Ka qenë ish e dashura e Ajbit, partnerit të Kidës, e cila ka deklaruar se personi në fjalë e ka tradhëtuar atë me këngëtaren e njohur.
Influencerja kosovare Lena Berisha ka deklaruar se ish partneri i saj e ka tradhëtuar atë pas disa vitesh lidhje, me këngëtaren Orhideja Latifi, ose siç njihet ndryshe, Kida. Në atë kohë u përfol se Berisha hoqi dorë pikërisht nga karriera e saj si këngëtare pikërisht për këtë arsyje.
Në një dalje të fundit televizive, Lena Berisha ka sqaruar njëherë e mirë këto thashetheme duke thënë se fajin për tradhëtinë ajo nuk ia vendos Kidës teksa shprehet se: “Askush nuk ta merr dikë me zor”.
Ndër të tjera ajo është shprehur se kjo nuk ka qenë arsyeja përse ka hequr dorë nga muzika dhe se në atë kohë ishte tepër e lënduar, por fatmirësisht sot çdo gjë ka kaluar.
“Mua më është bërë pyetja ‘Pse e ke lënë muzikën?’ dhe unë kam thënë sepse më ka lënë ai tjetri për një këngëtare, nuk kam thënë unë ‘ma ka marrë ajo me zor,’ sepse askush s’ta merr dikë me zor.
Më ka lënduar patjetër, nuk mendoj se dikush që e ka kaluar këtë gjë nuk është lënduar, sidomos kur e do dikë shumë. Ka pasur momente shumë të këqija por fatmirësisht i kam kaluar të gjitha me familjen time dhe psikologen,” tha ajo ndërsa shtoi se: “Atëherë ndihesha keq por tani kur e mendoj më ka vlejtur shumë, më ka ndryshuar totalisht, me ka pjekur si njeri,” shprehet influencerja kosovare.