Skandal në Big Brother, kjo është historia që Klodian Duro tregoi mbrëmë, për të cilën u PËRJASHTUA sot – DEL VIDEO

Rrjeti po zien ditën e sotme pas një deklarate nga Klodian Duro.

Ish futbollisti teksa bisedonte me Meritonin në tavolinën e ngrënies i është drejtuar me fjalët “Ruaju nga mua” duke deklaruar se ka rrahur gruan pasi i mbante vajzën.

Biseda:

Klodiani: Ruaju nga mua se unë kur kam rrahur gruan time e di si më dukeni ju?

Meritoni: S’je ti ai

Klodiani: E rraha ngaqë mbante gocën dhe e rraha. Ruju po të them, ruju po të lajmëroj se mos thuash nuk të kam thënë se po i futa dhe raki tani se kam kohë që s’e kam provu

Meritoni: Ndërroje atë muhabet

Disa personazhe kanë reaguar pas kësaj deklarate, mes tyre edhe gazetarja Fatma Haxhialiu e cila shprehet se kjo është e patolerueshme dhe se Klodiani nuk duhet të ishte fare pjesë e spektaklit.

“Kjo është e papranueshme në të gjitha aspektet, nuk e di sesi është brenda akoma Klodian Duro me këtë deklaratë jashtë logjike! Në fakt nuk e kuptoj sesi njeri me urdhër mbrojtje akuzuar për dhunë dhe përndjekje është në këtë reality show!”, shkruan Fatma ndër të tjera teksa ngre pyetjen: “Do bëjmë show me dhunuesit, hajdutët, vrasësit?”

Dëgjoni në videon e mëposhtme bisedën mes Klodianit dhe Meritonit: