Hyrja e Gjestit në shtëpinë e “Big Brother VIP 4” ka ndryshuar shumë dinamikat mes banorëve. Ai ka hyrë me shumë energji duke ngacmuar shumë disa nga banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Por edhe disa prej banorëve e kanë pritur atë me debate dhe sherre. Ndaj tij nuk kanë munguar as fjalët bullizuese, madje edhe kërcënime.
Ditën e sotme, teksa po qëndronte i vetëm i ulur në tokë te divani jeshil, Gjesti është përlotur.
Në sfond ishte kënga e Ylli Limanit që mban titullin, ‘Eja’. Gjesti i ulur në tokë fillimisht tunde kokën dhe pastaj në një moment rri mendueshëm dhe i përlotur.
Kujtojmë se sot Gjesti ka patur një sherr të fortë me G-Banin, të cilin fillimisht e zgjoi Gerta me të bërtitura dhe më pas këngëtari shkon dhe e ngacmon te krevati i tij.
G-Bani nisi duke e ndjekur Gjestin sa në një krevat në tjetrin, dhe bënte veprime të pakontrolluara. Nga ana tjetër, G-Bani shkonte dhe pranë Gertës duke bërtitur dhe kjo e fundit i nxirrte jashtë gjuhën.