Çka i ndodhi? Gruaja e Kledi Kadiut shtrohet me urgjencë në spital ‘Më bëri të frikesohem…’

Charlotte Lazzari ka kaluar një moment shumë të frikshëm këtë fundjavë.

Mësuesja 32-vjeçare e jogës, e cila është edhe bashkëshortja e balerinit dhe koreografit të njohur Kledi Kadiu, ka përjetuar një sëmundje të papritur që e detyroi të kërkonte ndihmën e urgjencës të shtunën që kaloi.

Ajo ka ndarë me ndjekësit një histori të emocionuar në Instagram, ku shfaqet e shtrirë në shtrat spitali dhe me një serum në krah. Në këtë postim, Charlotte ka ndarë emocionet dhe përvojën e saj, duke treguar se trupi i saj e paralajmëroi për lodhjen, por ajo nuk e mori seriozisht këtë sinjal.

“Trupi im më bëri të frikësohem, por ndoshta ka të drejtë, sepse thjesht më tregonte se kishte nevojë për pushim”, ka shkruar Charlotte, duke theksuar se kishte injoruar sinjalet e lodhjes dhe streset e grumbulluara. Ajo shtoi se ky incident i ka kujtuar rëndësinë e dëgjimit të trupit dhe se tani po ndihet më mirë.

Pas disa ditësh trajtim në spital, Charlotte është rikuperuar dhe ka mundur të kthehet në shtëpi, në momentin më të duhur për të festuar ditëlindjen e vajzës së saj Lea, e cila mbushi 9 vjeç.