Egli ka biseduar me Danjën për ëndrrën e saj, e cila e zgjoi dhe e la pa gjumë:
Kam frikë të fle prapë gjumë. E di që në mëngjes do e harroj por tani kam frikë. Më duket sikur do e shoh prapë ëndrrën. Nuk shoh shpesh ose kam periudha që shikoj natë për natë. Kam kohë që i kam kaluar këto periudha ose shoh por në momentin që zgjohem nuk e mbaj mend. Kur i mbaj mend trembem. Nuk kam qenë ndonjëherë e fokusuar se a kanë efekt ëndrrat. Mua më dalin gjithmonë ëndrrat. I kam paralajmëruese, i kam pasur gjithë jetën, këtë frikë kam. Nuk jam e qetë fare. I shikoj si filma ëndrra me fillim, zhvillim.