Vullnet Krasniqi ishte finalisti i tretë i ‘Big Brother VIP Kosova’, gjatë rrugëtimit të tij gazetari krijoj dinamika të ndryshme në shtëpi.
Ai në reagimin e parë, teksa falendëroi miqtë dhe përkrahësit për mbështetjen dhe paralajmëroi rikthimin në punë, goditi tërthorazi edhe produksionin duke thënë se tani po e vëren se paskan qenë dy Big Brother.
“Nje falenderim per te gjithe ju qe me keni shkru keto dy dite edhe qe keni shkru per mu gjate 3 muajve. Nuk kam shance me ju kthy pergjigje krejtve, kshtu qe po ju falenderoj ketu. Se qysh kane qene keta tre muaj per mu smuj me ju tregu tash, hala jam ka e perpunoj. Vec po e vrej qe paskan qene dy Biga. Po sdu mu marr me kete gje niher. Tash du me punu. Me percjelle fushaten. Neser po e nisi ne Drenas, paska tubim VV-ja. Mtregoni ku ka fushate tjera kah, partite e tjera.”