E FUNDIT: Efi Dhedhes pIas të papriturën: Jam NDARË nga partneri, por mund të jem sht..

Ish-banorja e edicionit të dytë të ‘Big Brother Vip’, Efi Dhedhes është një personazh mjaft i përfolur e së fundmi për lidhjen e saj me një mashkull misterioz emrin e identitetin e të cilin nuk e zbuloi kurrë.

E ftuar sot në ‘Mos i bier me top’, Efi është pyetur nëse është ndarë apo është në një lidhje, ish-konkurrentja e ‘BBV’ ka konfirmuar me një ‘Po’ fundin e romancës së saj. Por kur Ronaldo e pyeti me shaka nëse është shtatzëne ajo tha: “Edhe mund të jem” por pastaj qeshi duke e mohuar dhe situata u kalua.

Lidhjen me mashkullin misterioz, Efi e zbuloi gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme, ku shprehej shpesh për të me banorët e tjerë. Romanca duket se ka zgjatur edhe pak muaj pas përfundimit të formatit dhe sot ajo ka konfirmuar zërat për ndarje.