Vserlo është një nga banorët më të rinj që iu bashkua shtëpisë së Big Brother VIP Albania të shtunën mbrëma, bashkë me tre konkurrentë të tjerë: Kelly, Ola dhe Rizarta.
Pavarësisht se ka vetëm disa orë në shtëpi, ai ka arritur të tërheqë vëmendjen me personalitetin e tij të fortë dhe përfshirjen aktive në biseda e debate.
Ai është përplasur me disa banorë, përfshirë Gjestin dhe Valbonën, duke krijuar tensione dhe dinamika të reja në lojë.
Sot, Vserlo është surprizuar nga një mesazh i dërguar përmes platformës Big Love nga ish-banorja Dea Vieri:
“Bota është e mbushur me krokodila, duhet t’i hash përpara se të të nxjerrin dhëmbët.”
Spektakli pritet të bëhet edhe më i zjarrtë, ndërsa Vserlo vijon të krijojë aleanca dhe përplasje brenda lojës.