Jeta private e Luana Vjollcës ka qenë kryefjalë e shtypit rozë, përgjatë gjithë këtë viti. Vetëm muajin e shkuar, shkruam për një raport të ri dashurie që moderatorja kishte nisur. Moderatorja kishte nisur një histori të re dashurie me biznesmenin, Drilon Xhepa.
Detajet që kanë ndezur thashethemet janë disa story të publikuara nga të dy në rrjetet sociale, që duket se janë realizuar në të njëjtin vend, madje pranë të njëjtit pallat afër Kullës Eiffel. Por kush është Driloni? Në rrethet sociale të Tiranës, Driloni njihet si një i ri pasanik, që vjen nga një familje sipërmarrësish. Në rrjetet sociale ai ka ruajtur një profil të ulët, duke preferuar që të jetojë larg famës.
Por duket se diçka ka ndodhur mes këtij çifti, pasi aktualisht të dy nuk ndiqen më në rrjetet sociale, duke ngritur dyshimet se gjithçka ka përfunduar.
Luana është padyshim ndër personazhet më të ndjekura në rrjetet sociale, sakaq nga ana tjetër, Driloni ka një profil tejet privat, ku ditët e fundit ka larguar edhe shumë miq të tij, duke zgjedhur të mbajë vetëm 1 person dhe 3 që ai ndjek.