E FUNDIT/ Qeveria Rama jep lajmin e shumëpritur: “Do të gëzojë çdo shqiptar”

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ka deklaruar se nga janari 2027

nafta dhe benzina në Shqipëri do të kushtojnë mbi 30 lekë më pak për litër.

“Kur mbushni makinën tuaj me 50 litra, kjo do të thotë se ju do të paguani rreth 1.500 lekë më pak, çdo herë. Nga kjo politikë fitojnë transportuesit, fermerët dhe të gjithë ju që përdorni makinën çdo ditë për të shkuar në punë,” u shpreh ajo.

“Dhe kur transporti kushton më pak, edhe mallrat në dyqan do të kushtojnë më pak, pasi kostot e prodhimit bëhen më të lira. Secili prej jush do të paguajë më pak për të udhëtuar, për të shkuar në punë, apo për të çuar fëmijët në çerdhe, kopsht apo shkollë”, shtoi ministrja.

Sipas Ibrahimajt, Bordi i Transparencës do të monitorojë pikat e karburantit për të verifikuar nëse ulja pasqyrohet në çmimet e shitjes.