Ka 32 fëmijë me tri gra, shifra që merr nga shteti lë pa fjalë; Kjo ndodh vetëm në Gjermani!

Sipas mediave gjermane, një familje e zgjeruar siriane në Lajpcig përfiton mbi 100 mijë euro në vit nga pagesat për fëmijët dhe ndihmat sociale.

Një anëtar i familjes raportohet se ka të paktën 32 fëmijë dhe 25 nipër e mbesa. Mediat raportojnë edhe për dyshime për vepra penale që lidhen me disa anëtarë të familjes.

Në një debat të veçantë, AfD ka propozuar ndalimin e mbajtjes së shamisë islame në shkollat publike për vajzat nën 14 vjeç. Deputetja e AfD-së, Kerstin Prigoda, tha se masa synon t’i mbrojë vajzat nga presioni i mundshëm në mjedise konservatore.

Përfaqësues të CDU-së, SPD-së dhe të Gjelbërve e kanë kundërshtuar nismën. Kritikët e cilësojnë propozimin diskriminues ndaj komunitetit mysliman.