E rëndë në Vushtrri/ 33-vjeçarja denoncon bashkëshortin: “Më goditi dhe më kapi për fyti”

Një grua 33-vjeçare në Vushtrri ka denoncuar bashkëshortin e saj 44-vjeçar për dhunë në familje, raporton Gazeta Sinjali.

Gruaja i tha policisë se bashkëshorti e kishte goditur me grushte dhe shuplaka, e kishte tërhequr për flokësh dhe e kishte kapur për fyti. Pas incidentit të raportuar, ajo u largua nga banesa dhe shkoi te familjarët e saj në Prishtinë.

Policia fillimisht nuk arriti ta gjente të dyshuarin. Ai u paraqit vetë në stacion një ditë pas incidentit, u intervistua në prani të avokatit dhe u ndalua për 48 orë me vendim të Prokurorisë.