Arbana Osmani LARGOHET nga Top Channel, çfarë PROJEKTI gjigant personal po përgatit? Zbulohen detajet

Megjithëse nuk jemi në sezon të ri televiziv dhe merkatoja televizive u mbyll me ikjen e shtatorit, në Top Channel ka gjithmonë surpriza.

Së fundmi Foli.al ka zbuluar se dy ndryshime të mëdha do të ndodhin së shpejti në ekranin kombëtar.

E para dhe më e rëndësishmja është ‘hakmarrja’ e Arbana Osmanit, e cila mesa duket po e shërben të ftohtë.

Pasi nuk iu besua këtë vit prezantimi i Big Brother VIP, Foli.al ka mësuar se prezantuesja historike e Top Channel, më shpejt nga sa e prisnim, do të shkojë në kundërshtarin e përbetuar të Topit, Televizionin Klan.

Projekti që do të prezantojë Arbana, është një projekt i saji personal dhe ende nuk janë bërë të ditura detajet e mëtejshme.

Me siguri që pas saj, do të jetë edhe partneti Eduart Grishaj, i cili gjithashtu është larg Big Brotherit këtë sezon. Mbetet për tu mësuar se kush është patenta që Arbana ka përzgjedhur për të prezantuar në TV Klan./Foli.al