Joz Marku është rikthyer në vëmendje për një arsye krejt tjetër – këtë herë jo për ndonjë incident televiziv, por për një ftesë nga Kosova për një rast tejet të veçantë.
Pas zhurmës dhe komenteve të shumta që shpërthyen pas incidentit të tij me Gjestin në “Big Brother VIP”, shumëkush mendoi se Jozi nuk do të guxonte të shkelte më në Kosovë.
Por jo! Realiteti është krejt ndryshe.
Në një përgjigje të fundit në Instagram, Jozi iu përgjigj një ndjekësi, duke konfirmuar se javën që vjen do të jetë në Kosovë për të kënduar në një dasmë.
“Si jo, madje javën që vjen e kam një dasëm në Kosovë. Respekte,” ishte përgjigja e shkurtë dhe e prerë e Jozit.
Kjo deklaratë vjen si një sfidë e drejtpërdrejtë ndaj një pjese fansave të Gjestit, të cilët pas incidentit të tij me Gjestin në “Big Brother VIP Albania”, pretenduan se Jozi nuk do të guxonte më të shkelte në Kosovë.
Por realiteti është krejt tjetër: Jozi jo vetëm që po vjen, por po ftohet nga vetë qytetarët për të performuar në ahengjet më të veçanta e më të ngrohta familjare.
Kujtojmë se javë më parë “Prive by Liberta Spahiu” publikoi një video të Jozit duke kërcyer dhe argëtuar në një aheng familjar në Gjakovë.
Kjo tregon qartë se, përtej debatit publik dhe komenteve në rrjete sociale, publiku kosovar nuk e ka braktisur Jozin – përkundrazi, e ka përqafuar sërish.
Ai po rikthehet jo me kërkesa, por edhe me ftesa! /Prive By Liberta Spahiu