“Letër e hapur Arionit”- Mos e humbisni shkrimin që preku të gjithë e Fatma Haxhialiut për kamarierin në Vlorë

“Letër e hapur Aroni*t”, nga Fatma Haxhialiu

“i dashur Aron, unë kam dy djem, e sot kur dëgjova ngjarjen tënde e kur të pashë të prekur, të fyer, të dhunuar, qava si për djalin tim!
U ndjeva po aq e pafuqishme dhe totalisht e vrarë si prindërit e tu.”

I dashur Aron, ti që në vend që të festosh nëpër shkuma-party, në bare luksoze me lekë borxh, ti që në vend që të bredhësh rrugëve e të vesë që të kanë blerë makinën luksoze si shokët, ti që në vend që të shpikësh punë të pista, zgjodhe të bësh një punë të ndershme, në një moshë të përshtatshme, mendohe të ndihmoje familjen, ose të vije ca lekë mënjanë për universitetin… sot u rrahe barbarisht nga ca burra të paburrë, të dobët e të mjerë, që frustrimet dhe paburrërinë e tyre e tregojnë kështu, duke u marrë me një fëmijë!

Ti sot, Aron, u tregove burrë, sepse fole me zë të lartë, nuk u trembe, nuk u tërhoqe, as nuk u përfshive në pellgun e qen/banikëve!
Ti sot, i dashur Aron, na vure në mendime të thella edhe njëherë, si prindër e si shoqëri!

Nëse do ti frisim fëmijët tanë këtu, dhe mashkulli bën punën, me nder, mora el vlera, nëse do ti rrisim fëmijët këtu si QYTETARË TË DENJË të këtij vendi!
Nëse do të mos mësojmë që të jetësohet NDER, ose do ti bëjnë veprat e mira e të jenë gjithmonë të rrahur, të poshtëruar, të shkelur… a do të duan të vijnë dita me radhës? A do të shihen si ata të dobët, të pa zotët, e të përbuzurit? A është kjo Shqipëria që ju kemi folur e premtuar?

“Sot kam shumë mendime, i dashur Aron, sot jemi të gjithë mami jot, me të njëjtat pikëpyetje, mllef, dhimbje, brengosje…
Ama ajo që të them me bindje është se sot, Aron, ti tregove se drejt niset, por unë besoj se gjithmonë do të mbrohet drejtësinë tëndë deri në fund e ndoshta kështu fillon ndryshimi!
Duke shpresuar që secili nga të përfshirët të marrë dënimin që meriton, të uroj më të mirat në jetë!

Faleminderit Aron, të përqafoj ❤️
Me dashuri,
Fatma.”