U bë bashkë me Jozin dhe e puthi, Gjesti nuk ia fal këtë veprim Stresit

Dy ditë pasi u bë virale videoja ku Joz Marku i kërkon Stresit ta puthë në faqe dhe ai e përmbush pa hezitim, reagimet në rrjet kanë qenë të shumta dhe nuk kanë munguar talljet apo rikrijimet e skenës.

Në video, Stresi e quan Jozin vëlla ndërsa vetë e sqaroi më vonë se gjithçka ishte një “prank” si pjesë e promovimit për këngën që do të publikojnë së bashku transmeton pp.hilns.com.

Por situata nuk ka kaluar pa u vënë re nga Gjesti, personi që pati një përplasje fizike me Jozin në Big Brother VIP Albania.

Pavarësisht gjithë mbështetjes që Stresi i kishte dhënë Gjestit pas daljes nga reality show, përmes deklaratave publike dhe intervistave, ky i fundit ka reaguar në mënyrën e tij: duke e hequr Stresin nga lista e ndjekësve në Instagram.