A lidhet me GJESTIN kjo?! G Bani zbulon prapaskenat me Top Channelin: Marrëdhëniet nuk janë të mira sepse..

G-Bani ka ndarë së fundmi detaje të pazakonta mbi raportet e tij me Top Channel, gjatë një interviste për emisionin ‘Andale’.

Ai foli hapur për prapaskenat që kanë ndodhur pas përfundimit të “Big Brother VIP”, duke konfirmuar se marrëdhëniet me televizionin janë përkeqësuar ndjeshëm.

“Marrëdhëniet e Topit në këto momente janë të këqija. Kam nja 3-4 gjëra që dyshoj pse janë të këqija,” deklaroi artisti, duke nënvizuar se situata nuk ka të bëjë me një mosmarrëveshje të thjeshtë, por me një krizë serioze në komunikim.

Edhe pse G-Bani theksoi se nuk është përjashtuar zyrtarisht nga televizioni, ai ka vënë re se është lënë jashtë aktiviteteve të rëndësishme.

“Kur ishte finalja dhe prime-i pas Big-ut, unë nuk isha në listë të zezë, kishte njerëz që ishin… por nuk isha ftuar. Kush nuk ishte? Jozi dhe jo vetëm.”

Ai përmendi gjithashtu një rast konkret, kur i ishte ofruar “Portokallisë” për të marrë pjesë në një turne pa kërkuar pagesë, por nuk mori kurrë një përgjigje.

“U vetofrova pa pagesë për të marrë pjesë me nja dy këngë… po nuk erdhi konfirmimi asnjëherë nga sipër. Dhe kjo tregon që marrëdhëniet nuk janë të mira.”

Në përfundim të intervistës, G-Bani ndau edhe një reflektim personal mbi një moment të vështirë emocional:

“Postova diçka që isha shumë i mërzitur me njerëzit dhe ai postim më erdhi boomerang. Huma mundësinë të flas me disa që nuk flas dot më.”