Avokati i 14-vjeçarit që vr*u shokun në Maliq: Ngjarje nga një konfIikt i çastit, autori shprehu..

Pas seancës gjyqësore ku u vendos masa e sigurisë për 14-vjeçarin që vrau me thikë një moshatar të tij në Maliq, ka reaguar avokati i Enedio Gurit, autor i ngjarjes, Ledian Spaho.

Sipas tij, masa “arrest me burg” u caktua gjithashtu edhe për babain, Edison Guri, si dhe për xhaxhain e të miturit, për ndihmë pas kryerjes së krimit.

Avokati tha se klienti i tij ka shprehur pendesë të thellë për atë që ndodhi.

Avokati Ledian Spaho: Shpreh ngushëllimet për humbjen e familjarëve. Gjykata vendosi që autori të caktojë masën arrest në burg. Kjo pasojë e krijuar nga konflikt i çastit, edhe pse fëmijë, gjykata vlerësoi të vlefshëm arrestit, edhe për babain Edison Guri, po ashtu edhe për xhaxhain.

Të miturit e tjerë, gjykata vendosi jo të ligjshëm arrestimin, por vendosi mbikqyrjen nga prindërit dhe paraqitjen para gjykatës. Autori shprehu pendesë. Tha nuk doja të kishte këtë pasojë, se dija që veprimet e mia do krijonin këtë pasojë, shpreh ngushëllimet për familjen. Të njëjtën gjë ka deklaruar edhe babai i të miturit duke thënë se na vjen keq për pasojën.