Tragjedia në Itali/ Zbardhet dëshmia e 21-vjeçarit shqiptar pas vdekjes së dyshimtë të nënës

Autoritetet italiane po hetojnë 21-vjeçarin Eduart Xhani për vdekjen e nënës së tij, Meleqe Lushës. 39-vjeçarja shqiptare humbi jetën më 3 nëntor në banesën ku jetonte me të birin, në zonën e Brescias.

Sipas mediave italiane, Xhani u paraqit në polici dhe më pas u vendos në një repart psikiatrik, ku u mor në pyetje. Ai raportohet se u tha hetuesve se kishte tentuar t’i jepte fund jetës pas ngjarjes.

Autoritetet gjyqësore po shqyrtojnë masën e sigurisë ndaj tij, ndërsa hetimet për rrethanat e vdekjes vazhdojnë.