Prokuroria Themelore në Pejë konfirmoi se djali 12-vjeçar i Arlinda Zekajt
është vendosur në një strehimore nën mbrojtjen e shtetit. Vendimi u mor pas vlerësimit të sigurisë dhe gjendjes emocionale të fëmijës pas humbjes së nënës.
Policia dhe Qendra për Punë Sociale (QPS) e larguan të miturin nga familjarët gjatë ceremonisë së varrimit. Dëshmitarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile e kritikuan mënyrën e ndërhyrjes, duke e cilësuar traumatike për fëmijën.
Aktivistët pretendojnë se QPS-ja nuk i mori seriozisht kërkesat e mëparshme të Arlindës për mbrojtje. Shoqëria civile i kërkon QPS-së dhe Ministrisë së Drejtësisë t’i sigurojnë 12-vjeçarit mbështetje psikologjike. Hetimet për vrasjen e Arlindës, për të cilën dyshohet kunati i saj, vazhdojnë.