Zbulohet profesioni i djalit të vogël të Sami Lushtakut, pak kush e kishte ditur

Ish-komandanti i UÇK-së, Sami Lushtaku, njoftoi në Facebook se djali i tij, Siyll Lushtaku,

dha betimin si kadet i Forcës së Sigurisë së Kosovës. Ky hap shënon fillimin e përgatitjes së tij për t’u bërë oficer.

“Sot është një nga ato ditët që për mua si prind është vështirë të përshkruhen me fjalë. Një ditë kur krenaria dhe emocionet bëhen bashkë”, shkroi Lushtaku.

Ai e lidhi këtë hap me traditën ushtarake të familjes dhe tregoi se ishte emocionuar kur e pa të birin me uniformë.

“Uroj që kjo rrugë të jetë e gjatë, e ndershme dhe e suksesshme, dhe që uniformën e Republikës së Kosovës ta mbajë gjithmonë me nder, dinjitet dhe dashuri!”, shkroi ai.