DETAJE nga padia e Bleona Qerretit për politikanen shqiptare, përmendet dhe Xhensila Myrtezaj

Këngëtarja shqiptare Bleona Qerreti ka depozituar një padi në Gjykatën e Lartë të Nju Jorkut kundër Evi Kokalarit, duke i kërkuar një dëmshpërblim minimal prej 2 milionë dollarësh, për shkak të një fushate të pretenduar shpifjesh që e ka dëmtuar rëndë reputacionin dhe karrierën e saj.

Sipas akt-padisë, Kokalari ka përhapur deklarata të rreme dhe të fabrikuara, duke pretenduar se Bleona ka pasur lidhje me ish-presidentë dhe ministra të Shqipërisë dhe Kosovës.

Ndër të tjera, ajo ka pretenduar se Bleona i kishte thënë se kryeministri Edi Rama dhe moderatorja Alketa Vejsiu “kanë qenë së bashku për një kohë të gjatë dhe Rama donte të linte gruan për t’u martuar me të”. Paditësja pohon se këto pretendime janë krejtësisht të pavërteta.

Gjithashtu, në dokumente përmendet se Kokalari ka shpifur se një ish-president i Shqipërisë ka qenë në një lidhje me këngëtaren shqiptare Xhensila Myrtezaj, si dhe se Bleona kishte fjetur me ish-presidentë dhe ministra, akuza që sipas saj nuk kanë bazë.

Avokatët e Bleonës nënvizojnë se qëllimi i Kokalarit ka qenë të dëmtojë imazhin e saj dhe marrëdhëniet e saj me persona me ndikim.

Akt-padia kërkon që gjykata të urdhërojë Kokalarin të tërheqë çdo deklaratë shpifëse dhe të paguajë dëme kompensuese dhe ndëshkuese, duke përfshirë shpenzimet gjyqësore dhe çdo dëm tjetër që mund të vendoset gjatë procesit.

Ky rast ka ngjallur vëmendje për përfshirjen e emrave të njohur të skenës dhe politikës shqiptare, duke përfshirë Xhensila Myrtezajn, Edi Ramën, Alketa Vejsiun dhe ish-presidentë, të cilët janë përmendur në deklaratat e pretenduara si shpifëse.