Video/ Çfarë momenti i trishte! U nxorr në breg të detit pa jetë nga dallgët, dalin detaje për rastin e gruas në Vlorë

Gruaja u gjet e pajetë në bregdetin e Lungomares, pasi ishte nxjerrë nga dallgët. Është zbuluar identiteti i gruas që u gjet e pajetë në detin e Vlorës përgjatë Lungomares, e cila u nxor nga dallgët e detit.

Ajo është 52-vjeçarja R.V banuese në lagjen “24 Maji” dhe sipas verifikimeve të kryera ajo vuante nga sëmundja e sklerozës. “Vlorë/Informacion shtesë: Në vijim të informacionit paraprak të dhënë sot, për një shtetase që dyshohet se është mbytur aksidentalisht në det,

në lagjen “Uji i Ftohtë”, informojmë se nga veprimet e kryera nga grupi hetimor është bërë i mundur identifikimi i shtetases R. V., 52 vjeçe, banuese në lagjen ’24 Maji’, Vlorë.

Nga verifikimet e kryera dyshohet se kjo shtetase vuante nga sëmundja e skl erozës. Grupi hetimor vijon punon për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rast”, thuhet në njoftimin e policisë.