Egli Tako ‘provokon’ nga Mali i Zi, ish-banorja e Big Brotherit ekspozon të pasmet me bikini!

Egli Tako, finalistja e “Big Brother Vip Albania 4”, vijon të mbetet një nga personazhet më të komentuar të momentit në skenën e showbizit shqiptar.

Gjatë kësaj vere, ajo ka qenë mjaft aktive nëpër evente dhe mbrëmje muzikore, duke tërhequr vëmendjen e publikut.

Edhe në rrjetet sociale, Egli nuk ka munguar, pasi ka ndarë vazhdimisht me ndjekësit momente nga jeta e saj e përditshme.

Së fundmi, këngëtarja ka nisur pushimet në bregdetin e Malit të Zi, prej nga ku ka publikuar një foto mjaft provokuese, që menjëherë ka tërhequr vëmendjen e fansave.