Dje korri fitore të madhe, sot Albin Kurti e jep një Iajm të madh për qytetarët

Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se sot është realizuar pagesa e shtesës së njëhershme prej 100 euro, sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës.

Ai njoftoi se përfitues të kësaj shtese janë fëmijët e moshës 0–16 vjeç, si dhe përfituesit e pensioneve bazike dhe kontributive, kategoritë e dala nga lufta, personat me aftësi të kufizuara dhe përfitues të skemave të tjera sociale që plotësojnë kriteret e përcaktuara.

Sipas Muratit, varësisht nga banka ku përfituesit kanë llogaritë e tyre, mjetet financiare do të reflektohen në orët në vijim.

“Ashtu siç kishte njoftuar Kryeministri Kurti javën që shkoi, sot kemi bërë transferimin e shtesës së njëhershme prej 100 eurove për fëmijët 0-16 vjeç, si dhe për përfituesit e pensioneve bazike, kontributive, kategoritë e luftës, aftësive të kufizuara, dhe skemave tjera sipas kritereve të përcaktuara në vendim. Varësisht nga banka ku përfituesit kanë llogarinë, në orët në vijim do të pranojnë edhe mjetet e transferuara. Gëzuar Vitin e Ri!”, ka shkruar Murati në Facebook.

Vendimi për këtë shtesë ishte paralajmëruar javën e kaluar nga Kryeministri në detyrë Albin Kurti, në kuadër të masave mbështetëse për qytetarët me rastin e festave të fundvitit.