Nuk do i besoni syve, por kjo bukuroshe i ka vjedhur zemrёn Albi Nakos

Albi Nako është bërë pjesë e shtëpisë vip dhe pse në fillime të garës ai ka zbuluar disa të pathëna nga jeta e tij private.

Ai ka treguar se prej 4 vitesh është në një lidhje dashurie.

Balerini zbuloi se prej kohësh bashkëjeton me një vajzë, që ashtu si ai, është balerinë profesioniste. I pyetur për bisedën e fundit me të, Albi u përgjigj:

“Më tha fli me kë të duash”, por shtoi se edhe po të ishte beqar, nuk do të krijonte romancë në shtëpinë e “Big Brother VIP 3”.

Partnerja e Albit quhet Dori, dhe është disa vite më e re se koreografi. Duket se pas historisë me Klaudia Pepën dhe Alba Hoxhën, Albi ka zgjedhur sërish një balerinë disa vite më të re në moshë.