Zhvillime të reja në LDK: Kryesia vendos për votim besimi ndaj Abdixhikut

Po vazhdon të mbahet mbledhja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Burimet e Periskopit bëjnë të ditur se kanë marrë vendim për votim besim në Kuvendin e LDK-së.

Sipas të të njëjtit burim, u mbetet delegatëve të Kuvendit të vendosin për datën e zgjedhjes së kryetarit të partisë.

Ndryshe, kjo mbledhje pason një takim të kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku me nënkryetarët më 13 janar.

Abdixhiku ka ofruar dorëheqjen e tij nga pozita e kryetarit të LDK-së, duke ia lënë vendimin për pranimin ose jo të dorëheqjes Kuvendit të partisë.