DEL LETRA: Rama i çon MESAZH presidentit Tramp: Jam i gatshëm të..

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka kthyer përgjigje presidentit të ShBA-së, Donald Trup për pjesëmarrje në Bordin e Paqes për Gazën.

Ai duke shprehur vlerësimin për ftesën ka thënë se kjo çështje do të dërgohet shumë shpejtë në Kuvend për miratim.

Rama ka thënë se Bordi i Paqes është domosdoshmëri urgjente dhe se mund të shndërrohet në një model për ndërtimin e paqes

“Në një kohë kur konfliktet dhe përçarja dominojnë shumë shpesh panoramën ndërkombëtare, paqja duhet të formësohet aktivisht e jo të pritet pasivisht a diskutohet pafundësisht nëpër forume politike, teksa përreth globit jetë të pafajshme humbasin kotësisht çdo minutë. Bordi i Paqes shfaqet si mishërimi i kësaj domosdoshmërie urgjente. Duke trajtuar njëkohësisht pasojat e menjëhershme të konflikteve dhe shkaqet më të thella strukturore që e prodhojnë paqëndrueshmërinë, kjo nismë ka potencialin të shndërrohet në një model vërtetë transformues të ndërtimit të paqes në nivel global”, ka shkruar Rama ndër të tjera.