A keni përgjegjësi për 21 janarin? Berisha tregon pse u vr*në 4 protestues

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha bën përgjegjës Edi Ramën për 21 janarin e 15 viteve më parë, ku në protestën e opozitës së asaj kohe u vranë 4 protestues.

Berisha thotë se u rrethua në zyrë dhe se ndaj tij u hodhën plumba dhe gurë, duke theksuar se e gjitha ishte me axhendë politike nga Rama.

“Berisha u rrethua në zyrë. Përgjegjësia ime se unë kisha trajtuar me standardet me demokratike 752 protesta të opozitë pa asnjë cenim. Përgjegjësia ime se hidhnin plumba dhe gurë, e mohoi sot, por janë të dokumentuara, janë në dritare, drejt kryeministrit që ishte në detyrë. Unë nuk blindoja dyer, blind isha vetë nuk e lëshoja zyrën. Nuk bëja këtë frikacak që ia mbath”, tha Berisha.

Sipas Sali Berishës, Edi Rama kërkon të përdor viktimat e 21 janarit, ‘për të shpëtuar Lindën e tij, veten, Mirlindën e tij, Lubinë e tij’

“Unë i kam dhënë të gjitha, kam shkuar edhe në prokurori dhe kam dëshmuar për këtë ngjarje e cila ishte protesta me e dhunshme në historinë e vendit, ishte protesta me axhende politike sic janë dokumentet ndërkombëtare, ishte protesta e paralajmëruar e Edi Ramës se do tejkalohet kushtetuta. Ishte protesta e thirrur mbi bazën e falsifikimit të tmerrshëm të një regjistrimi të bërë nga Dritan Prifti, ku flitej për një shkresë, për një letër të një pronari fitues tenderi për një HEC që e kishte marrë nga gjykata jo nga ne.

Rama është përgjegjës për falsifikimin e dokumentin, për protestën e dhunshëm që thirri, me një axhende politike të përcaktuar. Prano zgjidhjen politike më thotë mua ose do kalohet mbi kufoma. E gjitha kjo, ka një autor kryesor, një organizator kryesor dhe ky është Edi Rama. Janë më shumë se një deklarata të qeverisë amerikane, por edhe të institucioneve ndërkombëtare ku kërkohet hetimi i plotë nga polici i thjeshtë tek organizatorët kryesorë. Kjo është e gjitha. Lotët që derdh janë lotët e krokodilit. Rama i solli si mish për top për pushtetin e tij. Ina Rama e hetoi çështjen, por nuk guxoi kurrë të thërrasë Edi Ramën. Garda ka zbatuar ligjin, ndaj edhe ajo propozoi dënimet. Edi Rama kërkoi të përdorë këto për të shpëtuar Lindën e tij, veten e tij, Mirlindën e tij dhe Lubinë e tij. Asnjë qëllim tjetër. Kësaj herë kjo katërshe famëzezë është në gjykim jo vetëm në SKAP, por në të gjitha instancat dhe opinionin publik ndërkombëtar. Këto dosjet kanë një emër, dosjet e Edi Ramës. Nga kontaktet që kam kjo është marrë dhe po analizohet kudo”.