Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka folur në lidhje me atë se a do të rikthehen Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli në politikë.
Ai në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova tha se është në vullnetin e tyre, nëse duan apo jo të merren me politikë
“Është në vullnetin e tyre, unë nuk mund të paragjykoj se a duan ata të merren me politikë apo nuk duan të merren me politikë”, u shpreh ai.
Hamza gjithashtu tha se shpreson që ku proces i zgjatur të përfundoj dhe tha se pret vendim lirues.
“Unë uroj dhe besoj që ky proces të përfundojë, se është zgjatur e stërzgjatur, ka devijuar prej asaj që është nisur në fillim, është nisur krejt për diçka tjetër dhe ka kaluar në diçka tjetër, ka munguar transparenca, llogaridhënia, respektimi i të drejtave të njeriut”.
“Unë besoj në drejtësi, mirëpo realisht kur beson në drejtësi, drejtësia duhet ta kryej punën e vet dhe të jetë drejtësi. Por, shpresoj që ky proces të përfundojë, të përfundojë me vendim lirues”, u shpreh Hamza./Klankosova.tv